LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Tottenham, Paratici: E njoh Conte, kemi punuar te Juventusi, ai do t’i sjell suksese skuadrës

Drejtori sportiv i Tottenham, Paratici: E njoh Conte, kemi punuar te Juventusi, ai do t’i sjell suksese skuadrës

Tottenham ka zyrtarizuar italianin Antonio Conte në postin e trajnerit, pas largimit të Nuno Espirito Santo.

Klubi bëri njoftimin sot, duke shtuar se Conte do të drejtojë “Gjelat” deri në qershor të vitit 2023.

Pas marrjes së detyrës, Conte u shpreh tejet i entuziazmuar me projektin e ri, ndërsa përsëri do të punojë me Fabio Paraticin, me të cilin kishte punuar tre vite te gjiganti italian, Juventus.


Drejtori sportiv i Tottenhamit, Paratici, ka thënë se Conte me kualitetet e tij mund t’i sjellë suksese skuadrës nga Liga Premier.

“Historia e Contes flet vet, me një eksperiencë të madhe dhe trofe të fituar në Itali dhe në Angli”.

“I njoh shumë mirë kualitetet të cilat Antonio mund t’i sjellë te ne, kam punuar me të te Juventusi, dhe mezi pres që të punojë me të këtu”, ka thënë Paratici.

https://twitter.com/SpursOfficial/status/1455504660949778433

Conte merr drejtimin e skuadrës së Tottenham në xhiron e 10 të Ligës Premier, ku e gjen atë në pozitën e nëntë në tabelë me gjithsej 15 pikë.

Spurs kanë 5 fitore dhe 5 humbje të regjistruara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori