LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, flet për vaksinimin e qytetarëve dhe efektet e vaksinës antiCOVID

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, flet për vaksinimin e qytetarëve dhe efektet e vaksinës antiCOVID

Vaksinimi i qytetarëve të Preshevës me vaksinën anti-COVID, ka nisur në fillim të janarit të këtij viti, ndërsa një numër i madh i qytetarëve tashmë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Në lidhje me procesin e vaksinimit, gjendjen me COVID-19, në Komunën e Preshevës, interesimin e qytetarëve për tu vaksinuar dhe efektet e mundshme anësore pas marrjes së kësaj vaksinë, në një intervistë për Telegrafin ka folur drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu.


Salihu ka thënë se rastet me COVID-19 gjatë javës së fundit janë rritur, ndërkaq një numër i madh i qytetarëve tashmë kanë marrë edhe dorën e dytë të vaksinës anti-COVID.

“Javën e fundit është shënuar një rritje të numrit të atyre që janë pozitiv. Në Preshevë zakonisht janë 8 deri në 10 persona pozitiv, ndërkaq për kontroll paraqiten 50 pacientë që kanë simptoma febrile. Në janar kemi pasur më vështirë. I kemi pasur 78 pozitiv, por që nuk kanë qenë raste shumë të rënda”, tha Salihu.

Sa i përket numrit të të vdekurve nga coronavirusi, Salihu tha se nuk i marrin raportet nga spitalet dhe nuk e posedojnë numrin e saktë të personave që kanë humbur betejën me COVID-19.

“Përparësi kanë pasur stafi mjekësor që të vaksinohet. Prej 240 punëtorëve, 145 punëtor shëndetësor kanë shprehur dëshirën të vaksinohet me Pfizer është një ndër shifrat më3 të larta në Serbi, pra 70 për qind. Janë vaksinuar personeli mjekësor dhe pastaj ata që janë mbi 65 vjeç, pastaj edhe një pjesë tjetër që kanë dashur apo kanë pasur dëshirë të vaksinën”, tha Salihu.

Ai ka thënë se secili qytetarë që ka pasur një letërnjoftim të Serbisë ka pasur mundësi të vaksinohet, nëse ka bërë një termin online për të caktuar ditën e vaksinimit.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu gjatë intervistës për Telegrafi.com

“Momentalisht ne i kemi dhënë 1 mijë 790 doza, do të thotë që nga 8 janari kur ka filluar vaksinimi e deri në ditën e sotme”, u shpreh Salihu.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë tregoi nga përvoja e tij edhe efektet e mundshme anësore që ka parë ai pasi ka marrë dy dozat e vaksinës.

“Zakonisht ka efekte anësore të lehta. Ke dhimbje në vendin e vaksinimit, dikush ka ethe e dikush temperaturë. Unë kam pasur ethe për shembull, ka pasur të tillë që kanë pasur edhe temperaturë. Këto dhimbje janë 3 apo 4 ditë. Unë në dozën e parë nuk kam pasur ndonjë simptomë, vetëm pak lodhje”, tha Salihu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori