Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, thotë se gjendja me pacientët e prekur me coronavirus, është në kontroll të plotë.
Ai thotë se “s’ka pacient që nuk është duke e marrë trajtimin adekuat”. Për oksigjen, Maliqi, në intervistë Radion Evropa e Lirë, thekson se nevojat janë të mëdha, konsumi është i madh dhe duhet të racionalizohet.
Ka një rritje të dukshme të infektimit të qytetarëve me koronavirus. Me çfarë sfida po ballafaqoheni aktualisht?
Maliqi: Siç e dini, tërë rajoni, Evropa, është një rritje të numrit enorm të rasteve me infeksion, por fatmirësisht ne ende qëndrojmë shumë më mirë se shtetet për rreth. Kjo është një sfidë jo vetëm për ne, por për mbarë botën.
Në këtë sfidë një prioritet i madh është ofrimi i shërbimeve shëndetësore për pacientët në nevojë ose për ata, të cilët kanë nevojë për shërbimin tonë. Kjo nënkupton që duhet t’i ofrohet çdo pacienti, mjeku, motra adekuate, shërbimi, barnat oksigjeni shtrati të gjitha ato që janë të nevojshme.
Menaxhmenti ka bërë çdo gjë të mundshme bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, duke na përkrahur fuqishëm edhe kryeministri i Kosovës që çdo gjë të shkojë sa më mirë që është e mundur në shërbim të ofrimit të ndihmës sa më të afërt për pacientin.
Sa ka mbetur hapësirë për pranimin e pacientëve të rinj në spital?
Maliqi: Qendra Klinike është mjaft e madhe dhe ka mbi dy mijë shtretër. Qendra Klinike Universitare, ka në dispozicion disa klinika, këto klinika janë quajtur klinika COVID. Një nga to është Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë, Klinika Interne, blloku që tashmë është adoptuar, është dizajnuar dhe destinuar për COVID, bashkë me mjekimin qendror intensiv COVID, duke na lënë e duke e pasur parasysh edhe klinikën rezervë, e cila është Klinika e Mjekësisë Sportive.
Si do të veproni në momentin kur nuk do të ketë më kapacitete?
Maliqi: Ne kemi hapësirë të mjaftueshme, por krahas mobilizimit të stafit dhe menaxhemntit për t’i ngritur kapacitetet e nevojshme për çështjen e pandemisë, në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë bashkë me Qeverinë, janë duke marrë masat e parandalimit.
Ne, jemi duke marrë masat maksimale dhe besoj se do t’ia arrijmë. Tani jemi stabil është një gjendje e kontrollit të plotë. S’ka pacient që nuk është duke e marrë trajtimin adekuat, mjekët adekuat, ndihmën adekuate, përkrahjen adekuate. Ka oksigjen të mjaftueshme dhe asnjë pacient në mbarë Kosovën, nuk është i lënë nga kjo e drejtë për shkak të ndonjë mungese që eventualisht mund të potencohen.
Pra, deri të hënën veç do ta kemi edhe një operator të ri, i cili licencohet në Kosovë dhe kjo është mrekullia që ai do të prodhojë oksigjenin për krejt nevojat e Kosovës këtu dhe nuk kemi nevojë të varemi nga importi dhe do të jemi shumë të relaksuar, sepse produktin kryesor, i cili është më i konsumuari, ne do ta kemi të siguruar.
Kryeministri Hoti, ka deklaruar se ajo çka është duke ndodhur në Kosovë me koronavirus është në situatë lufte, duke u përballur me raste e viktima. Ju si mendoni?
Maliqi: Kur flasim për fjalën “luftë”, fjala “luftë” ka shumë dimensione. Në kuptimin që ka folur kryeministri është në atë se ishte në takim me ne dhe shumë mirë e ka shpjeguar, se ajo luftë është përpjekja e të gjithë mantelbardhëve që bëjnë natë e ditë për t’i ndihmuar qytetarët tanë, duke mos i lënë në asnjë moment keq.
Duke sakrifikuar, duke pasur rrezik personal tëinfektimeve të mëdhaqë ndodhin në mesin e punëtorëve shëndetësorë për ta luftuar sëmundjen dhe kjo është lufta.
Në anën tjetër, luftë mund ta kuptojmë edhe rritjen e madhe dhe gatishmërinë që e kemi marrë për t’i dalë ballë kësaj sëmundjeje ose pandemie edhe kjo është një luftë e mobilizim mbarëkombëtar i të gjitha kapaciteteve, i të gjitha kapaciteteve shëndetësore.
Ka kritika të ndryshme në media se nuk ka një menaxhim të duhur për situatën e krijuar as brenda qendrës spitalore. Përmendet mungesë e stafit në spitalet ku po trajtohen raste me koronavirus. Sa është numri i stafit aktual, i stafit të infektuar me coronavirus?
Maliqi: Nuk ka mungesë të stafit. Unë sapo e thashë asnjë pacient nuk është i keqtrajtuar ose mostrajtuar. Të gjithë pacientët kanë shtratin, oksigjenin dhe barnat e duhura. Kur hapim kapacitetet na duhet të mobilizohemi me staf nga klinikat tjera dhe atë mungesë e kompensojmë nga koleget dhe kolegët tanë me lëvizjet organizative brenda institucioneve tona. Ajo nuk është mungesë, ai është riorganizim.
Deri më tani, nuk kemi as një të vetmin pacient ose shërbim i cili nuk është bërë për mungesë të stafit. Tash nuk i kam të dhënat se sa është numri i stafit të infektuar me koronavirus.
Si është gjendja më oksigjen?
Maliqi: Është stabile. Është e rënduar në krejt rajonin keni parasysh… shikoni Maqedoninë e Veriut me çfarë hallesh përballet, shikoni Greqinë që marrin nga një operator apo dy. Janë të ngarkuara e të stërngarkuara.
Na shpjegoni vetëm për Kosovën, si është gjendja në QKUK?
Maliqi: Kjo reflektohet, sepse edhe ne marrim nga Maqedonia(e Veriut) dhe kemi burimet e njëjta të furnizimit. Është e rënduar, por ne kemi marrë masa të riorganizimit të brendshëm. Oksigjenin që e marrim në baza ditore nga importi, ne e shfrytëzojmë, oksigjenin e lëngshëm të cilin e kemi në sasi të mjaftueshme.
Dhe, nga kjo kemi racionalizuar shfrytëzimin e oksigjenit dhe kemi krijuar mundësi komode që të furnizojmë të gjitha qendrat spitalore dhe universitare të Kosovës me oksigjen. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë
S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu
“AK-47, pesë karikatorë, radiolidhje”, çka konfiskoi policia gjatë një aksioni në veri?
Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme