LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i QKMF-së në Prizren u kërkon falje qytetarëve që pritën gjatë për t’u vaksinuar

Drejtori i QKMF-së në Prizren u kërkon falje qytetarëve që pritën gjatë për t’u vaksinuar

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, u ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve që pa fajin e tyre pritën disa orë për t’u vaksinuar.

Elezkurtaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ekipet e vaksinimit nuk kanë mundur të punojnë për shkak të defekteve me rrymë elektrike, transmeton Telegrafi.

“Ekipet tona të vaksinimit sot u detyruan të mos punojnë disa orë për shkak te defekteve të rrymës elektrike në sallën sportive ‘Sezair Surroi’ si pasojë e këputjes se kabllos elektrike nëntokësore gjatë punimeve aty afër objektit. Kërkojmë ndjesë për të gjithë ata njerëz që pa fajin e tyre pritën disa orë për tu vaksinuar. Edhe pse jemi më të mirët me shërbimet tona shëndetësore ne nivel vendi edhe ne jemi Kosovë”, ka shkruar ai.


Ndryshe, KEDS sot kishte njoftuar që në sallën “Rexhai Surroi” në Prizren, ku po bëhet vaksinimi i popullatës, energjia elektrike është ndalur pasi kabllot nëntokësore janë dëmtuar nga një kontraktor i Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori