LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë së Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme

Drejtori i Policisë së Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme
Foto: Arkiv

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot do të raportojë përpara Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në mbledhjen e këtij komisioni, Qalaj jep raportin vjetor të punës për vitin 2018.


Po ashtu, në takimin e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të iniciohet edhe formimi i panelit për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe do të shqyrtohet raporti me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 03/L-231 për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ky takim ishte planifikuar të mbahej ditë më parë, por u anulua për shkak të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Takimi i sotëm i Komisionit do të mbahet me fillim prej orës 11:00 në Kuvendin e Kosovës.