LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i kompanisë amerikane gëzon 200 punëtorët për festat e fundvitit, ndanë bonuse në vlerë prej 4 milionë dollarë

Drejtori i kompanisë amerikane gëzon 200 punëtorët për festat e fundvitit, ndanë bonuse në vlerë prej 4 milionë dollarë

Lee Schoenherr, drejtori i përgjithshëm i një kompanie private në Michigan të SHBA-ve, ka vendosur që 2oo punonjësit e tij t’i gëzojë me bonuse në vlerë prej 4 milionë dollarë.

Kjo do të thotë se vlera e secilit bonus mund të kushtojë nga 20 deri në 60 mijë dollarë për një punëtor, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një fabrikë që merret me prodhimin e sapunëve dhe detergjenteve që shiten në një zinxhir të markeve në SHBA si dhe nëpërmjet Amazon, ndërsa janë të specializuar edhe në dekorimin me lule.


Kompania “Flora Craft” është themeluar në vitin 1946, kurse drejtori aktual dhe njëherit edhe pronari Lee Schoenherr e udhëheq që nga viti 1973.

Vendimin për të shpërndarë bonuse për punonjësit, e ka bërë publik më 14 dhjetor gjatë një darke me punëtorët e kompanisë së tij. Me të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, punëtorët filluan të duartrokasin, kurse disa madje nuk kanë mundur t’i ndalin lotët nga gëzimi.

“Është diçka që për vite ka ëndërruar ta bëjë. Në shkurt të këtij viti i ka thënë bordit të drejtorëve: Mendoj që këtë vit duhet të mendojmë si ta realizojmë këtë. Kemi kaluar një kohë të gjatë duke e menduar këtë”, ka deklaruar Eric Ervin njëri nga menaxherët kryesorë.

Në një komunikatë të kësaj kompanie thuhet se vlera e bonusit varet nga ajo se kush dhe sa vite punon në kompani. Punëtorët do të marrin bonuset në dy pjesë, pjesa e parë me para (kesh) deri në fund të vitit të ardhshëm, kurse pjesa e dytë deri në fund të mars të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Interesante
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Kalo në kategori