LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i BMW-së përfundon në tokë në prezantimin e parë (Video)

Drejtori i BMW-së përfundon në tokë në prezantimin e parë (Video)

Drejtori ekzekutiv i BMW-së, Harald Kruger, ka pësuar një marramendje gjatë prezantimit të modeleve të reja të automjeteve të kompanisë së njohur gjermane.

Kjo ishte paraqitja e parë publike e tij në krye të Bayerische Motoren Werke. 49-vjeçarit iu morën mendtë pas vetëm pesë minutash prezantimi.

Kruger, i cili ndodhet në krye të kompanisë që nga muaji maj, shumë shpejt përfundoi në dysheme, ndërsa në ndihmë i dolën dy asistentë, të cilët e larguan nga skena.


Më vonë kompania ka lëshuar një komunikatë për të treguar se drejtori është në gjendje stabile dhe po rikuperohet mirë.

Në panairin e njohur të Frankfurtit, Kruger është dashur të prezantonte modelin e ri luksoz të Serisë 7. /Telegrafi/