LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i gjimnazit “Ahmet Gashi” thotë se alarmin për gjendjen e shkollës e kanë ngritur nga viti 2015

Drejtori i gjimnazit “Ahmet Gashi” thotë se alarmin për gjendjen e shkollës e kanë ngritur nga viti 2015

Objekti i shkollës “Ahmet Gashi” në Prishtinë do të rrënohet për shkak se nuk plotësohen kushtet, ndërsa në të njëjtin vend, nuk do të ndërtohet ndonjë objekt tjetër, por shkollë.

Drejtoresha e Arsimit ka thënë se ndërtesa  e shkollës së mesme të lartë “Ahmet Gashi” në Prishtinë, nuk plotëson kushtet, dhe nuk ka të bëjë me ndërtimin e një qendre tregtare.


“Nuk ka vendim për ndërtimin e ndonjë qendre tregtare. Ajo është edhe një zonë e mbrojtur historike dhe nuk mund të ketë ndërtesë dhjetë katëshe. Të gjitha këto janë spekulime”, deklaroi Shpresa Shala.

E në anën tjetër Ferid Fazliu inxhinier nga Drejtoria e investimeve kapitale tha se kompania angazhuar ka vlerësuar se objekti është jofunksional.

“Njëri nga ekspertët ka konstatuar se objekti nuk i plotëson kriteret në aspektin sizmik pasi është ndërtuar në vitet e 60-ta. Objekti duhet rrënuar dhe duhet ndërtuar një i ri”, deklaroi Ferid Fazliu.

Kurse drejtori i shkollës, Ilmi Reqica fajëson  organet komunale për mos intervenimin në kohë.

“Kushtet e punës janë mjaft të vështira. Këtë ua kam bërë të ditur organeve komunale që nga 2015-ta. Sikur të intervenohej me kohë nuk ka pasur nevojë të vihet deri në këtë gjendje”, shprehet për RTV Dukagjinin, Ilmi Reqica.

Ndryshe, ndaj vendimit që nxënësit të transferohen në shkollën “Sami Frashëri”, kanë protestuar nxënësit dhe prindërit e tyre.  /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori