LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Barçës, Amor: Coutinho mendon më shumë për skuadrën se vetën, është një nga më të mirët në botë

Drejtori i Barçës, Amor: Coutinho mendon më shumë për skuadrën se vetën, është një nga më të mirët në botë
Philippe Coutinho ndaj Getafes (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Drejtori i Barcelonës, Guillermo Amor, e ka cilësuar Philippe Coutinhon si lojtar të rëndësishëm për të ardhmen e klubit pavarësisht se braziliani nuk po luan rregullishtë këtë sezon në La Liga.

Në javët e fundit mediat raportuan se lojtari dëshiron rikthimin te Liverpooli pas transferimit 160 milionë eurosh në janarin e 2018.

“Coutinho është lojtar me shumë eksperiencë, një nga më të mirë në Evropë dhe ai është i gatshëm të luajë për pesë minuta apo 90”, ka thënë Amor për Movistar.


Philippe Coutinho në ndeshjen Tottenham-Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Ai është lojtar që mendon më shumë për skuadrën se vetën dhe nuk ka dyshim se ai është një nga më të mirët në botë. Ai ka luajtur gjithmonë mirë për Barçën”.

“Barcelona nënshkroi atë se është një nga më të mirët dhe ai do të jep shumë për ne. Ka shumë vite në kontratë dhe do të kontribuojë shumë për klubin”, ka shtuar Amor.

Ausilio: Më vjen keq për largimin e Coutinhos dhe mos transferimin e Dybalas
Lexo po ashtu Ausilio: Më vjen keq për largimin e Coutinhos dhe mos transferimin e Dybalas

Coutinho ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim këtë sezon në La Liga në 933 minuta lojë.

Braziliani në nëntë ndeshje ka luajtur si titullar, ndërsa shtatë i ka filluar si zëvendësues. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=YxoWaXFtVyo

Në trend Sport

Më shumë
Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Serie A
Si u bënë videot e Cristiano Ronaldos në Youtube mjet komunikimi për spiunët e presidentit rus Putin

Si u bënë videot e Cristiano Ronaldos në Youtube mjet komunikimi për spiunët e presidentit rus Putin

Ndërkombëtare
Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Premier League
Chelsea 'gati të shesë 11 lojtarë këtë verë' për të financuar blerjen e top yllit

Chelsea 'gati të shesë 11 lojtarë këtë verë' për të financuar blerjen e top yllit

Premier League
Doncic fton Daviesin te Real Madridi: Do të të jap fanellën nëse vjen

Doncic fton Daviesin te Real Madridi: Do të të jap fanellën nëse vjen

La Liga
Aleati më i afërt i Allegrit përjashton Milanin dhe zbulon destinacionin e mundshëm të strategut italian

Aleati më i afërt i Allegrit përjashton Milanin dhe zbulon destinacionin e mundshëm të strategut italian

Serie A
Kalo në kategori