LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Atalantës shpërthen në protesta pas humbjes nga Fiorentina: Nuk ka logjikë që t’i anulohet goli i Gjimshitit

Drejtori i Atalantës shpërthen në protesta pas humbjes nga Fiorentina: Nuk ka logjikë që t’i anulohet goli i Gjimshitit

Atalanta ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Serie A.

Skuadra nga Bergamo është mposhtur nga Fiorentina me rezultat 1-2, në një ndeshje ku u akorduan tri penallti, një për vendasit dhe dy për mysafirët.

Por pas ndeshjes, drejtuesit e Atalantës kanë shpërthyer në protesta në drejtim të gjyqtarëve, por edhe kanë kritikuar ashpër VAR-in.


Kjo për faktin se në minutën e 10-të të ndeshjes u anulua një gol i realizuar nga mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti.

Drejtori i përgjithshëm i Atalantës, Umberto Marino ka shpërthyer pas ndeshjes, duke thënë se duhet të ia shpjegojë dikush të gjitha këto episode.

“Dikush duhet të na i shpjegojë këto episode. Bëjmë takime dhe diskutojmë dhe pastaj janë disa episode që nuk kanë logjikë. Dikush duhet të thotë diçka, është e pajustifikueshme të mos kesh interpretimin e këtyre episodeve”, tha Marino.

Tutje zyrtari i skuadrës zikaltër ka deklaruar se nuk ka logjikë që të anulohet goli i Gjimshitit ndaj Fiorentinës.

“Për golin e anuluar na thanë se Zapata mund të ndërhynte. Përse e japin këtë prekje të topit me dorë të Maehle nëse ndaj Bolognes nuk e dhanë? Ka kaos, interpretim të lirë, nuk ka një shpjegim logjik. Topi po del jashtë, dikush duhet të thotë si janë gjërat”.

“Të anulosh golin e Gjimshitit nuk ka logjikë. Askush nuk thotë asgjë, edhe pse flitet shumë për komunikimin”, deklaroi Marino i indinjuar me ndarjen e drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori