Një person është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit nga njësiti policor derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 fishekë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 05:40, në Prizren.


Tutje thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 5 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit nga njësiti policor derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 fishekë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë, dhe një pushkë gjuetie me 5 fishekë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/