LAJMI I FUNDIT:

Dramë në një traget në Indonezi, disa pasagjerë kërcyen në det nga frika se anëtarët e ekuipazhit janë infektuar me COVID-19

Dramë në një traget në Indonezi, disa pasagjerë kërcyen në det nga frika se anëtarët e ekuipazhit janë infektuar me COVID-19

Disa pasagjerë që po udhëtonin me një traget në Indonezi, kanë kërcyer në ujë duke notuar deri në brigje, pasi që autoritetet janë munduar ta bllokojnë para se të arrijë në port pasi dyshohej se disa anëtarë të ekuipazhit janë infektuar me coronavirus.

Trageti kishte mbetur i bllokuar derisa po tentonte t’i afrohej portit Maumere në lindje të Flores, nga frika se tre anëtarë të ekuipazhit kanë infektuar pasagjerët, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, disa pasagjerë kërcyen në det dhe notuan deri në brigje, duke mos dashur t’i ekspozohen virusit por as edhe karantinimit në anije.

“Lusim pasagjerët të bashkëpunojnë bazuar në protokollin e ministrisë së Shëndetësisë, para se të dalin nga anija dhe të përmbahen nga çfarëdo veprimi që do të ishte i rrezikshëm për të gjithë”, ka deklaruar Visnu Handoko, zyrtar i ministrisë së Trafikut, pak momente para disa pasagjerë të kërcenin në det.

Trageti po transportonte 225 pasagjerë, kryesisht punëtorë që po ktheheshin në shtëpi nga Malajzia, pasi shteti fqinj kishte mbyllur kufijtë e saj për shkak të coronavirusit. Por, në fund tragetit i është lejuar të ndalet në port, kurse pasagjerët janë futur në karantinë në një objekt afër portit.

Deri më tani Indonezia ka regjistruar 2.956 raste me COVID-19, kurse 240 tjerë kanë humbur jetën. Numri më i madh i rasteve të konfirmuara janë regjistruar në Xhakarta. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kalo në kategori