LAJMI I FUNDIT:

Dramë në Meksikë, aeroplani që dyshohet se transportonte drogë ateron në rrugë – përfshihet nga zjarri

Dramë në Meksikë, aeroplani që dyshohet se transportonte drogë ateron në rrugë – përfshihet nga zjarri

Një aeroplan i vogël i cili dyshohet se transportonte drogë, është përfshirë nga zjarri pasi gjatë vikendit të kaluar ateroi në një rrugë në shtetin meksikan Kintana Ro.

Nuk dihet nëse piloti ishte detyruar të bëjë ulje emergjente dhe më pas fluturakja është përfshirë nga zjarri, apo kontrabanduesit ia kanë vënë qëllimisht flakën, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar nga një zyrtar policor i këtij vendi, shihet se si ngritet në ajër një re e zezë tymi nga aeroplani i përfshirë nga zjarri, që ishte ndalur në mes të një rruge me dy korsi.

Sekretari për Siguri Publike, Alberto Kapela, ka deklaruar se aeroplani ka pasur lidhje me “aktivitete ilegale”.

Sipas ekspertëve të aviacionit, bëhet fjalë për një fluturake të vjetër BAe-125, brenda të cilit mund të futeshin deri në 15 pasagjerë. /Telegrafi/