Nga: Kastriot Dervishi
Më 3.2.1959, Zbulimi Politik hapi dosjen e kërkimit për Martin Camajn, ndonëse nuk kishte asnjë material për të. Theksohej se kishte “urryer luftën nacionalçlirimtare” dhe pas lufte qëndrimi nuk kish qenë i mirë. Raporti u propozua nga operativi kapiten Sotir Josifi dhe u miratua nga kryetar i Degës së Dytë të Drejtorisë së Zbulimit Politik në MPB, kolonel Kopi Niko.
Në raportin e datës 30.10.1965, të përpiluar nga nënkolonel Malo Zahaj thuhej se “amerikanët e duan shumë këtë njeri”. Për të menduar të kundërtën, u mendua një skemë mashtrimi, e cila synonte të krijonte dyshime te amerikanët se Martini ishte i Sigurimit. Për këtë ata mendonin “ta digjnin para zbulimit amerikan” nëpërmjet një kombinacioni.
Për këtë mendohej, në planin e datës 4.11.1965, të dërgoheshin disa letra nga Shqipëria në Itali ku disa persona të përhapnin opinione negative, sikur ishte çuar nga Sigurimi, etj. Madje, në një nga letrat që do i shkruanin “antikomunistët”, këta do kërkonin ta vrisnin si “i dërguar nga Sigurimi”.
Këtu do shfrytëzohej fakti se Camaj u kish thënë disa miqve vetë atë që i kishte bërë Sigurimi. Për këtë, deklarata që Camaj i kish nënshkruar Sigurimit, do shpërndahej fotokopje. Në ndihmë të këtij plani do të vihej fakti i ish-agjentit Isuf Mullai (personazhi i vërtetë romanit “Mërgata e qyqeve”), i cili ndonëse nuk kishte bërë asgjë, kishte siguruar namin se Sigurimit kish bërë hatanë jashtë vendit në krye të organizatave “reaksionare”.
Plani i Sigurimit bazohej te shpifja e gjerë e shpifjes dhe gënjeshtrës, sikur Martini ishte dërguar nga Sigurimi dhe po punonte për ta. Mjete të tjera nuk kishin. Ky plan synonte ta “disaktivizonte” në sy të amerikanëve, por mundej sipas tyre (se gjë nuk dinin) të ishte edhe agjent i jugosllavëve dhe italianëve (pra sipas gjuhës ordinere komuniste, “poliagjent”). Plani i “djegies”, përmbante këto pika:
– Kërkim informatash nga Degës së Punëve të Brendshme Shkodër, në kishte të dhëna për ndonjë denoncim të Martinit (nuk kishte asnjë). Nëse po, a kishin personat e dënuar, të afërt në RFGj.
– Interesimi rreth rrethit shoqëror të tij dhe lidhjeve të mundshme me Sigurimin.
Në vijim të këtij plani, kundër Martinit do merreshin këto masa:
– Do të niseshin gjoja nga Shqipëria letra ku ai do akuzohej se ishte shkaktar i burgosjes së njerëzve të tyre dhe vetë ai ishte arratisur.
– Do kërkohej në letra që ta vrisnin Martinin si “agjent i Sigurimit”.
– T’u tregohej personave që nuk besonin fotokopja e deklaratës së bashkëpunimit të Martimit me Sigurimit.
Më mënyrë të habitshme, plani i vitit 1965, është krejt i ngjashëm me planet e ditëve tona që synojnë përbaltjen e Martin Camajt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetajet për interpretim
Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!
Shkrimtari që i dha pavdekësinë artit skenik
POEZI PËR DASHNORIN E LARGUAR PREJ KOHËSH
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Romani që zbulon të vërtetën për rënien e Perandorisë Britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin