Gjykata e Posaçme ka shortuar çështjen ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajn dhe të bashkëpandehurve për aferën e “Sterilizimit”. Shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Bib Ndreca si kryesues të procesit.
Në ditët në vijim do të caktohet data e seancës së parë. Në këtë gjykim ish-ministri do të përballet me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Për të njëjtat akuza SPAK do të kërkojë të bindë gjykatën edhe për ish-zëvendësin e Beqajt tek Shëndetësisa, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, një nga përfituesit e kontratës koncesionare 100 milionë euroshe të Sterilizimit.
Gjashtë të pandehurit e tjerë të çështjes do të gjykohen për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”, përcjell A2 CNN.
Gjatë shqyrtimit paraprak Beqaj u tërhoq edhe nga kërkesa për gjykim të shkurtuar, çka do të thotë që të gjitha provat e SPAK kundër tij do t’i nënshtrohen debatit gjyqësor njëra pas tjetrës e po ashtu, në rast fajësie, ai nuk përfiton ulje të dënimit.
Seanca paraprake ndaj Beqajt dhe të bashkëpandehurve zgjati gati 10 muaj dhe procesi mori një kthesë të fortë ndaj tij në fund të dhjetorit, kur SPAK pranoi sugjerimin e gjykatës për të rikualifikuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” ndaj Beqajt, Rrjepajt e Rrapajt.
Para shpalljes së vendimit Ilir Beqaj nuk i kurseu akuzat ndaj gjyqtares paraprake Flojera Davidhi, duke pretenduar se ajo kishte dëmtuar procesin dhe ishte e ndikuar politikisht, transmeton A2 CNN.
“Ju keni qenë e ndikuar në këtë proces dhe vendimmarrja juaj e vërteton këtë. Ndikimi është dukshëm politik, konformist, personal dhe shoqëror. Vendimmarrjen tuaj e ka duartrokitur si z. Sali Berisha ashtu dhe znj. Albana Vokshi, sepse ju keni mbështetur akuzat e tyre politike. Ç’ rëndësi ka nëse unë kam vjedhur apo jo. Në të vërtetë e rëndësishme është që PD të ketë tani gojë të pretendojë që unë jam hajdut, sepse deri më tani dhe shpërdorimi i detyrës nuk arrinte të mbante dot veten në këmbë”.
Më tej ish-ministri tha se procesi ndaj tij as nuk i zhbënte e as njolloste kontributin e tij politik.
“… se edhe sikur me vdekje apo me burgim të përjetshëm të më akuzosh apo të dënosh nuk do mund të zhbësh, kontributin tim 33-vjeçar në jetën publike të vendit dhe as të njollosësh as emrin tim dhe as mbiemrin e familjes sime. Por edhe nuk do të mund të njollosesh dhe as të kriminalizosh as qeverinë 1 të Edi Ramës dhe as Partinë Socialiste”.
Sipas SPAK, koncesioni i sterilizimit u lidh në shkelje të ligjit, pas paraqitjes së të dhënave false nga Komisioni i dhënies së Koncesionit, mbivlerësimit të rremë të kostove dhe favorizimit të kompanisë fituese, fakte për të cilat kishin dijeni edhe Beqaj e Rrjepaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës