LAJMI I FUNDIT:

Dosja “Habilaj”: Urdhër-arreste për tre ish-zyrtarë policie

Dosja “Habilaj”: Urdhër-arreste për tre ish-zyrtarë policie

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi për tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës.

Gjatë hetimeve të dosjes “Habilaj” ata dyshojnë se, me mosveprimet e tyre kanë lejuar vëllezërit Habilaj të kultivojnë kanabis sativa.

Për një prej këtyre drejtuesve, Sokol Boden, ish-shef i Krimeve dhe ish-shef i kufirit në drejtorinë e Vlorës, për të cilin opozita ka publikuar edhe fotografi të tij me vëllezërit Habilaj, edhe Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë se arrestit me burg.


Ndërsa për Jael Çela, ish-drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë, janë nxjerrë urdhra ndalimi.

Akuza që qëndron mbi ta është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sativës në këtë qark. Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar aty gjatë viteve 2014 – 2016. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për arrestimin e tyre nga policia.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori