Dy ekipet lidere në tabelën e kampionatit gjerman do të përballen me njëra-tjetrën në sfidën kryesore të kësaj jave, që për Magathin tashmë dihet se kush do të dalë fitues.

“Është shumë pa fat që Hummels u lëndua dhe mungesa e tij do të jetë vendimtare ndaj Bayernit. Dortmundi nuk do të kishte shancë edhe me të në ekip. Bayerni është thjesht shumë i fortë”.


“Vitin e kaluar lufta për titull nuk ishte aspak interesante. Vendi i parë do t’i takojë edhe kësaj radhe Bayernit, Dortmundi dhe Leverkuseni do të luftojnë për vendin e dytë. Më poshtë gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Magath.

Bayerni dhe Dortmundi takohen të shtunën me fillim nga ora 18:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app