Dorëzohet në polici i dyshimti për vrasjen e rojës në “Albi Mall”

Bëhet e ditur se i dyshuari që është vetëdorëzuar është L. Sadikaj dhe ai e ka pranuar se e ka shkrepur armën në drejtim të viktimës, transmeton indeksonline.
Dje policia e ka arrestuar një person tjetër, punëtor në kafeterinë në “Albi Mall” ku ishte kryer vrasja.
Roja Nazmi Ramadani u vra në mëngjesin e 30 marsit derisa tentoi të ndalonte grabitësit e arkës së një kafeterie në “Albi Mall”.
Policia sot gjithashtu njoftoi se ka gjetur edhe armën me të cilën dyshohet së është vrarë Nazmi Ramandani.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































