LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet kërkesa për paraburgim ndaj dy personave që dyshohet se dhunuan të miturën në Gjilan

Dorëzohet kërkesa për paraburgim ndaj dy personave që dyshohet se dhunuan të miturën në Gjilan
Foto: Arkiv

Një vajzë e mitur në Gjilan dyshohet se është dhunuar nga dy persona të moshës madhore gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan ka dorëzuar në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi Arben Kadriu, kryeprokuror i Prokurorisë së Gjilanit.


Gjilan, e mitura deklaron në polici se është dhunuar nga dy të rritur
Lexo po ashtu Gjilan, e mitura deklaron në polici se është dhunuar nga dy të rritur

Ai tha se denoncimi i të miturës është bërë në polici para dy ditëve, më 6 shtator 2022.

“Dy persona janë të ndaluar rreth këtij rasti. Është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit. Viktima ka dhënë deklaratë në polici më datë 6 shtator 2022, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar një ditë më pas”, deklaroi Kadriu.

Ndryshe, për këtë rast të dhunimit njoftoi Policia e Kosovës të enjten, përmes raportit 24 orësh.

“Gjilan mars-prill 2022 – NN. Është intervistuar viktima femër kosovare e mitur e cila ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj të moshës madhore. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, u tha në raportin policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori