Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, i cili transmetohet çdo të shtunë në ora 17:10 në RTV Dukagjini dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit, i ftuar është drejtori sportiv i Prishtinës së Re, Sami Boroci.

Në një rrëfim të veçantë dhe plot dinamizëm, Boroci tregon për rrugëtimin e tij të pazakontë në futboll: nga fillimet si mbrojtës, kalimi në mesfushë dhe përfundimisht roli si portier — një pozitë që, siç thotë vetë ai, nuk e kishte zgjedhur me dëshirë.


“Loja e radhës ishte me Prishtinë. Ëndrra e çdo fëmije ishte të luaje një lojë në stadiumin e Prishtinës”, fillon rrëfimin e tij Boroci në “Arena e Yjeve”.

“Kishim një lojë kundër Prishtinës dhe në atë kohë kishin një ekip fantastik. Na mbajshin në zonën tonë”.

“Nuk e mbaj mend që kam bërë një paraqitje të tillë si portier dhe pas pjesës së parë, trajneri më thirri dhe më tha që më kanë ftuar në Kombëtare të Kosovës...”, vazhdon rrëfimin e tij Boroci.

Ky podcast nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app