LAJMI I FUNDIT:

Donjeta Sadiku ka udhëtuar drejt Tokios për Lojërat Olimpike

Donjeta Sadiku ka udhëtuar drejt Tokios për Lojërat Olimpike
(Foto: Facebook/KOK)

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, bashkë me trajnerin e saj, Besim Brahimi, kanë udhëtuar sot (e martë) drejt Tokios së Japonisë, ku të premten hapen Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Bashkë me ta ka udhëtuar edhe trajneri i notit, Besart Shala – thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Kujtojmë që për herë të parë, Kosova ka një boksiere në Lojërat Olimpike dhe ky është një sukses i madh për vendin tonë.


Donjeta do të boksojë në kategorinë e lehtë (57 deri 60 kg) dhe gjithashtu do të jetë boksierja e parë që përfaqëson Kosovën në festivalin më të madh sportiv në botë.

Në bazë të orarit të Lojërave Olimpike, boksierja jonë të duelojë më 27 korrik në Kokugikan Arena. /Telegrafi/