Donjet Bislimi nga PDK, tregon arsyet se përse vendosi t’i hyjë garës për deputet dhe cilat janë planet e tij

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Donjet Bislimi ka treguar arsyet se përse ka vendosur t’i hyjë kësaj gare, cilat janë planet e tij në rast se zgjedhjet deputet, dhe çfarë do të bëjë ai konkretisht për të rinjtë e Kosovës.
Bislimi po ashtu ka folur se ku e sheh ai Kosovën pas këtyre zgjedhjeve, rolin e të rinjve në politikbërje dhe shume tema tjera.
Më poshtë intervista e plotë:
Çfarë ju shtyri të kandidoni si deputeti më i ri në Kuvendin e Republikës së Kosovës?
Bislimi: Me plot bindje mund të them që janë dy gjëra kryesore që më kanë bërë të kandidoj si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
E para, sepse besoj në potencialin të cilin rinia posedon, besoj që mund të bëjë ndryshime në të mirë të rinisë si dhe shoqërisë.
E dyta, sepse besoj se do të jem zë i fuqishëm i të rinjve duke ngritur hallet e brengat e tyre e duke dalur me qëndrime e propozime konstruktive gjithmonë në t mirë të tyre dhe qytetarëve të këtij vendi.
Çfarë iu ofroni ju qytetarëve?
Bislimi: Unë besoj platformën e PDK-së në kryeministrin e ardhshëm të Kosovës zotëri Kadri Veseli besoj në programin e tij për rini pasi është i vetmi i cili e sheh rininë dhe potencialin e saj si pikë kyçe të planit të tij për zhvillimin e shtetit. Si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës me plot përgjegjësi e profesionalistet ashtu siç kërkohet nga një përfaqësues i vendit unë do të isha zë i fuqishëm i të rinjve, i atyre që më votuan e atyre që nuk më votuan pa dallim duke qenë gjithmonë pranë qytetarëve duke kuptuar problemet me ata që ballafaqohen e duke i ngritur këto çështje në Kuvend.
Cili është plani apo platforma konkrete që ju keni për të rinjtë?
Bislimi: Duke parë potencialin e madh që kemi në fushën e IT-së dhe duke e parë trendin e outsourcing unë shoh një mundësi të shkëlqyeshme për të rinjtë kosovar. Përmes planeve afat shkurtra dhe afat mesme në mund të arrijmë rezultate tejet të kënaqshme duke i edukuar, punësuar e përgatitur këta të rinj për tregun e punës.
Sa i përket sistemit edukues cilat janë qëndrimet tuaja?
Bislimi: Ka hapësirë për ndryshime pasi që mund të ofrojmë kushte më të mira e cilësi më të mire të edukimit. Mirëpo konkretisht mendoj që kemi nevojë urgjente për profilizim më të mire të studentëve duke i ju përshtatur nevojave të tregut dhe bazuar mbi cilësitë individuale të rinjve.
Kosova njihet si një vend me një nga popujt më të rinj në Evropë si e shihni ju rolin e të rinjve në politikbërje?
Bislimi: Rinia është thesar shtetëror, përmes potencialeve të rinisë unë besoj që mund të arrijmë ndryshime pozitive që gjeneratat në vazhdim do të gëzojnë. Sidoqoftë ky potencial akoma nuk po arrin të shfrytëzohet, dhe mendoj që problemi ka të bëjë me mos krijimin e hapësirave në politike e qeverisje për të rinjtë. Mirëpo ne jemi me fat pasi që me ardhjen e Kadri Veselit Kryeministër ky potencial i rinisë do të vlerësohet e vihet në të mire të së ardhmes së këtij vendi.
Si e shihni Kosovën në rast se PDK vije në pushtet e Kadri Veseli kryeministër?
Bislimi: E shoh më afër shteteve te Bashkimit Evropian, e shoh me raporte të shkëlqyeshme me miqtë tanë ndërkombëtarë specifikisht SHBA-në. Raporte që desh u prishen nga politika vetanake e populiste mirëpo kanë filluar të rregullohen me ardhjen e të dërguarit nga SHBA zotëri Matt Whitetaker i cili vetë i dha mbështetje të fuqishme planit të Kadri Veselit kundër korrupsionit e nepotizmit. Andaj Kosovën e shoh të pa korruptuar, vend të mundësive e vend ku rinia ecë përpara e jo vend nga i cili aspiron të largohet. Me Kadri Veselin po kthehet shpresa tek qytetaret po kthehet shpresa për rininë që së shpejti do të marr vendin që meriton. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri