"Donim të tregonin që jemi në të njëjtin nivel me Zvicrën" - Vojvoda flet pas barazimit

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka thënë se sonte patën dëshirë të tregonin se janë në të njëjtin nivel me Zvicrën, pas barazimit 1-1.
Golit të Ruben Vargas iu përgjigj Florent Muslija, i cili shënoi një super gola nga distanca.
“Besoj se kemi pasur shumë dëshirë të tregojmë që jemi në të njëjtin nivel me Zvicrën, ndonëse është Kombëtare shumë e fortë".
"E meritojmë pozitën ku jemi. Trajneri ka gjetur një formacion të mirë. Po i përshtatet të gjithë lojtarëve dhe të gjithë kemi dëshmuar se mund të japim kontribut".
"Po mundohemi të përfaqësojmë sa më mirë Kosovën. Sa më shumë që luajmë në liga të mëdha, është më e rëndësishme për Kombëtaren. Ka ende hapësirë që të përparojmë”, ka thënë Vojvoda.
‘Dardanët’ gjatë kampanjës kualifikuese luajtën në Grupin B së bashku me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.
Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në ‘play-off’ janë: Polonia, Republika Çeke, Uellsi dhe Sllovakia. /Telegrafi/



















































