Donika Gërvalla, ish-aktiviste e Lidhjes Demokratike të Kosovës në diasporë, do të jetë pjesë e iniciativës së Vjosa Osmanit në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo u bë e ditur nga Osmani e cila ka publikuar një fotografi sëbashku me Gërvallën në llogarinë e saj në Facebook.
“Si çdoherë bashkë”, ka shkruar Osmani.
Gërvalla aktivitetin e saj në LDK e kishte zhvilluar në Gjermani. Ka qenë nënkryetare e LDK-së në këtë shtet për periudhën 1993-1997, ndërsa kryetare në periudhën 2015-2018. Ishte anëtare nderi e LDK-së që nga vitit 1991, nderi në shkurt të 2018-s.
Vjosa Osmani të enjten nënshkroi marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për t’u përfshirë në listën garuese të kësaj partie, sipas së cilës në listën e VV-së do të ketë 10 emra.
Partitë kanë afat të dorëzojnë listat e tyre me kandidatët për deputetë sot deri në orën 18:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251