LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump thotë se nuk do të kthehet në “Twitter” edhe me Elon Musk si pronar

Donald Trump thotë se nuk do të kthehet në “Twitter” edhe me Elon Musk si pronar

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai nuk planifikon të kthehet në “Twitter” edhe pse multimiliarderi Elon Musk po e blen kompaninë për 44 miliardë dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai planifikon të qëndrojë me kompaninë e tij të mediave sociale “të rrënuar me probleme”, Truth Social.


“Unë nuk do të kaloj në Twitter, do të qëndroj në Truth”, citohet të ketë thënë ai për Fox News.

Elon Musk blen Twitter-in
Lexo po ashtu Elon Musk blen Twitter-in

Trump shtoi se ai beson se Musk ka të ngjarë të “bëjë përmirësime” në Twitter dhe e quajti atë një “njeri të mirë, por unë do të qëndroj në Truth”.

Musk pritet të ketë një qasje të re ndaj kompanisë së tij të re dhe vëzhguesit besojnë se ai do ta lejonte Trump të kthehet në Twitter.

Ish-presidenti u ndalua përgjithmonë nga Twitter, Facebook, Instagram dhe Snapchat për rolin e tij në nxitjen e trazirave të dhunshme të vitit të kaluar në Kapitolin e SHBA-së.

“Ne po marrim miliona njerëz dhe ajo që po gjejmë është se përgjigja në Truth është shumë më e mirë se të jesh në Twitter”, u mburr Trump pa ofruar asnjë të dhënë.

Gjithçka që Elon Musk dëshiron të ndryshojë në Twitter
Lexo po ashtu Gjithçka që Elon Musk dëshiron të ndryshojë në Twitter

Ai shtoi: “Përfundimi është, jo, nuk do të kthehem në Twitter”.

Deklarata e ish-presidentit amerikan vjen pasi Twitter ka pranuar ofertën e Elon Musk për të blerë kompaninë, siç njoftoi të hënën kompania.

Siç është bërë e ditur, Musk do të paguajë 54.20 dollarë për aksion për Twitter, që përputhet me ofertën e tij origjinale, në total 44 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Teknologji
Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!

Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Kalo në kategori