LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump do të shpallë gjendje emergjente kombëtare për të shpejtuar reagimin ndaj coronavirusit

Donald Trump do të shpallë gjendje emergjente kombëtare për të shpejtuar reagimin ndaj coronavirusit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, planifikon të deklarojë një emergjencë kombëtare të premten pas shpërthimit të coronavirusit. 

Trump është nën presion në rritje për të vepruar njëjtë si kryebashkiakët në qytete të ndryshme që kanë mbyllur shkollat dhe anulimin e ngjarjeve publike, transmeton Telegrafi.

Presidenti tha se ai do të zhvillojë një konferencë shtypi pasdite në Uashington.

Demokratët e Senatit i kanë kërkuar Trump të shpallë gjendjen emergjente kombëtare.

Një deklaratë emergjente do t’i lejonte një shteti të kërkojë një ndarje të kostos federale prej 75% për shpenzimet që përfshijnë punëtorët e urgjencës, testet mjekësore, furnizimet mjekësore, vaksinimet, sigurinë për objektet mjekësore, dhe më shumë, sipas një letre që Demokratët i dërguan presidentin në fillim të kësaj jave.

Vetëm disa deklarata emergjente për kërcënime të shëndetit publik janë bërë që nga vitet 1960, dhe vetëm dy kanë shënjestruar shpërthime të sëmundjeve, kur presidenti Bill Klinton në vitin 2000 deklaroi gjendje emergjente në New York dhe New Jersey si përgjigje ndaj Virusit të Nilit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori