LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump kritikon Colin Powellin për “gabime të mëdha në Irak”, disa orë pas vdekjes së tij

Donald Trump kritikon Colin Powellin për “gabime të mëdha në Irak”, disa orë pas vdekjes së tij

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar të ndjerin Colin Powell për “gabimet” e tij në Irak, pak orë pas vdekjes së ish-sekretarit të shtetit.

“Është e mrekullueshme të shohësh Colin Powell, i cili bëri gabime të mëdha në Irak dhe të ashtuquajturat armë të shkatërrimit në masë, të trajtohet aq bukur nga Media Fake News”, shkroi Trump në një deklaratë të lëshuar nga komiteti i tij i veprimit politik Save America të martën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ish-presidenti vazhdoi: “Shpresoj se do të më ndodhë edhe mua një ditë. Ai ishte një RINO klasik [republikan vetëm në emër], edhe pse ai, ishte gjithmonë i pari që sulmoi republikanët e tjerë. Ai bëri shumë gabime, por gjithsesi, le të pushojë në paqe!”.

Ndryshe, Powell vdiq nga komplikimet nga coronavirusi në moshën 84 vjeç, njoftoi familja e tij në Facebook të hënën.

Powell ishte plotësisht i vaksinuar dhe po trajtohej në Qendrën Mjekësore Kombëtare Walter Reed.

Ai kishte mieloma të shumëfishtë, një kancer në gjak dhe sëmundje të hershme të Parkinsonit.

Powell ishte një ushtar profesionist i cili u ngjit në udhëheqjen ushtarake, duke u bërë sekretari i parë i shtetit amerikan me ngjyrë në vitin 2001 nën presidentin George W. Bush.

Ai ishte ende duke shërbyer në këtë rol në vitin 2003 kur administrata Bush pretendoi se udhëheqësi i atëhershëm irakian Saddam Hussein kishte armë të shkatërrimit në masë.

Powell ishte shpesh kritik ndaj Trump, duke e quajtur atë një “turp kombëtar” gjatë ciklit zgjedhor 2016.

Në vitin 2020, Powell mbështeti ofertën e Joe Biden për Zyrën Ovale, ndërsa vazhdoi të kundërshtonte presidencën e Trump. Gjenerali në pension mbajti gjithashtu një fjalim në Konventën Kombëtare Demokratike në mbështetje të Biden.

Ndërkohë Biden të hënën e quajti Powell një “mik” i cili “mishëroi idealet më të larta të luftëtarit dhe diplomatit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori