LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump edhe njëherë vë në pikëpyetje procesin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale

Donald Trump edhe njëherë vë në pikëpyetje procesin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale

Donald Trump vazhdon të vazhdojë të vë në pikëpyetje procesin demokratik të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Ne besojmë se populli amerikan meriton të ketë transparencë të plotë në numërimin e të gjitha votave dhe çertifikimin e zgjedhjeve. Bëhet fjalë për integritetin e tërë procesit tonë të zgjedhjeve”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.


“Që nga fillimi kemi thënë se të gjitha votat legale duhet të numërohet por jo edhe ato ilegale, kemi hasur në rezistencë sa i përket parimit bazik nga ana e Demokratëve”, thuhet ndër tjera.

Ai madje bëri të ditur se do të ndjekin të gjitha proceset në të gjitha aspektet sa i përket betejave ligjore, për të siguruar popullin amerikan që duhet pasur besim në qeveri.

“Kurrë nuk do të ndalem duke luftuar për ju dhe kombin tonë”, ka thënë për fund Trump.

Deri më tani nuk është prezantuar ndonjë provë sa i përket pretendimeve të tij për mashtrime gjatë votimit – qofshin ato vota nga personat që ishin në vendvotime apo edhe ato me postë që janë dërguar. /Telegrafi/