Don Xhoni i reagon Jozit pas deklaratave për të dhe Loredanën: Na ishte se ç’na ishte

Reperi Don Xhoni ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke ndezur polemika pas një deklarate të bërë nga ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku.
Ky i fundit, në një intervistë, është shprehur se “Po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme”, një gjë që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një thumb të drejtpërdrejtë ndaj Don Xhonit.
Deklarata e Jozit vjen në një kohë kur në media dhe rrjetet sociale po qarkullojnë spekulime për një lidhje të mundshme mes Loredanës dhe Don Xhonit, çka e bën reagimin edhe më të ndjeshëm.
@topalbania_radio Loredana e lidhur me Don Xhon? Reagon Jozi: Mirë nuk është për t’u përzierë tek punët e Jozit… @ronaldo.sharka @joz_marku Për të ndjekur videot e plota të emisioneve tona mjafton të klikoni në kanalin tonë zyrtar të në YouTube . . . #topalbaniaradio #topalbania #topradio #tar #radio #radiokombetare #radiolover #uamamitopalbania #newpost #livefromtirana
Megjithatë, reperi nga Drenica nuk ka qëndruar indiferent.
"Ka marrë rrugë jo të mirë", Jozi reagon pas thashethemeve se Loredana është në lidhje me Don Xhonin

Në një postim në InstaStory, ai ka reaguar me një frazë të shkurtër por domethënëse: “Na ishte se ç’na ishte”.
@topalbania_radio Joz Marku: Loredana ka marrë rrugë jo të mirë, shoqërohet me… @ronaldo.sharka @joz_marku Për të ndjekur videot e plota të emisioneve tona mjafton të klikoni në kanalin tonë zyrtar të në YouTube . . . #topalbaniaradio #topalbania #topradio #tar #radio #radiokombetare #radiolover #uamamitopalbania #newpost #livefromtirana
Kjo shprehje është interpretuar nga ndjekësit si një përgjigje ironike ndaj komenteve të Jozit, duke lënë të kuptohet se ai është tashmë një kapitull i mbyllur në jetën e modeles.
Reagimi i krijuesit të hitit “Ça tha” ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke u parë si një formë elegante por thumbuese për të përçuar një mesazh të qartë: nuk ka vend për të kaluarën në historinë e re që po ndërtohet.

Fansat, ndërkohë, vazhdojnë të spekulojnë rreth marrëdhënies së tij me Loredanën, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht një lidhje. /Telegrafi/




























































