LAJMI I FUNDIT:

Domino’s Pizza e mban titullin e kompanisë që shet më së shumti pica në botë

Domino’s Pizza e mban titullin e kompanisë që shet më së shumti pica në botë

Si shumica e historive të sukseseve të korporatave, edhe Domino’s ka filluar me vetëm një piceri në vitin 1960. Por sot Domino’s është një gjigant i vërtetë i cili jua sjell picën te dera e shtëpisë dhe jua bën darkën familjare më të mirën që e keni pasur ndonjëherë.

Shija magjike që e ofron pica e Domino’s ka bërë që zinxhiri i njohur i picerive ta largojë nga vendi i parë “Pizza Hut”, duke u bërë kështu kompania që shet më së shumti pica në botë.

Duke operuar në më shumë se 85 shtete anë e mbanë botës, Domino’s Pizza i shet mesatarisht 3 milionë pica çdo ditë.


Kjo nuk është fare çudi duke marrë parasysh që secili lloj i picës së Domino’s është më unik se tjetri dhe ka shije mbresëlënëse.

E kur flasim për shije, pica Pepperoni është më e preferuara e konsumatorëve të Domino’s.

Përndryshe, Domino’s Pizza operon edhe në Kosovë në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Gjilanit.

artikull i sponsorizuar