Dominimi i Max Verstappen vazhdon, holandezi mori fitoren e tij të katërt në garën e pestë të sezonit

Holandezi Max Verstappen fitoi garën për Çmimin e Madh të Kinës dhe kështu arriti triumfin e katërt në paraqitjen e tij të pestë këtë sezon.
Vendi i dytë shkoi për Lando Norris ndërsa vendi i tretë në podium shkoi për shokun e skuadrës së Max, Sergio Perez.
Dyshja e Ferrarit e Charles Leclerc dhe Carlos Sainz ishin në vendin e katërt dhe të pestë dhe George Russell zuri vendin e gjashtë, ndërsa Fernando Alonso ishte i shtati dhe Oscar Piastri i teti.
Leëis Hamilton ishte i nënti dhe Nico Hulkenerg i dhjeti.
Vlen të theksohet se Fernando Alonso kishte xhiron më të shpejtë të garës dhe kështu fitoi një pikë shtesë.
Verstappen është lider në renditjen e përgjithshme me 110 pikë, i dyti është Perez me 85, i ndjekur nga Leclerc dhe Sainz me përkatësisht 76 dhe 69 pikë.
Në renditjen e konstruktorëve më i miri është skuadra e Red Bull me 155 pikë, ndërsa Ferrari është i dyti me 129, ndërsa McLaren Mercedes është i treti me 74 pikë. /Telegrafi/


















































