Dominic Purcell, i njohur për rolin e Lincoln Burrows në “Prison Break”, ka surprizuar fansat me pamjen e tij të re dhe me lajmin se seriali i famshëm nuk do të ketë sezon të gjashtë.

Aktori 55-vjeçar shkroi në Instagram se ka ecur përpara dhe nuk është i interesuar për rikthimin e serialit, duke thënë se dëshira e tij është të ndjekë projekte të reja dhe jo të qëndrojë në të kaluarën.


Pas përfundimit të serialit në 2017, dhe një filmi të veçantë, thashethemet për një sezon të ri kishin ngjallur shpresa, por Fox dhe aktorët, përfshirë Wentworth Miller, kanë mohuar rikthimin, shkruan DailyMail.

Dominic tashmë po përqendrohet në role të tjera, si Mick Rory në serialet e DC Universe, dhe do të bashkëpunojë me Miller në filmin e ardhshëm “Snatchback”.

Fansat kanë shprehur reagime të ndryshme, por shumica e përkrahin vendimin e Dominic për të ecë përpara dhe për të eksploruar rrugë të reja profesionale.

Ai po përqendrohet gjithashtu në jetën personale, duke u martuar së fundmi me Tish Cyrus dhe duke nisur një kapitull të ri në karrierën dhe jetën e tij. /Telegrafi/