LAJMI I FUNDIT:

Domate me uthull e rozmarinë

Domate me uthull e rozmarinë

Përbërësit:

▪ 800 g domate qershiza
▪ 1 qepë
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ 1 degë rozmarinë
▪ 1 l uthull vere e bardhë
▪ 1 gjethe dafinë
▪ 1 lugë kafe sheqer
▪ 1 lugë kafe kripë
▪ 1 lugë kafe piper i zi kokërr


Përgatitja:

Lajmë domatet dhe i lëmë të thahen. Pastaj i ndajmë përgjysmë dhe i fusim nëpër shishe me grykë të gjerë të cilat i kemi sterilizuar më parë.

Pastrojmë hudhrat dhe i lëmë thelpinjtë të paprerë. Edhe degën e rozmarinës e lajmë dhe e lëmë të thahet.

Uthullën, dafinën, piperin, kripën e sheqerin i ziejmë së bashku dhe i lëmë të ftohen pak.

Pastaj mbushim shishet, fusim dhe degën e rozmarinës dhe i lëmë në një vend të thatë e të errët për 2 javë.

Pas dy javësh kullojmë uthullën me një napë dhe mbushim shishe të reja.

Për dekorim mund të fusim brenda një thelb hudhre me gjithë lëkurë dhe 2 domate të thata.

Uthulla e domateve me rozmarinë shkon në pjatat e sallatave të kuzhinës mesdhetare por edhe në marinimin e mishit, peshkut dhe perimeve.