LAJMI I FUNDIT:

Dollenberg: Strategjia e Shqipërisë për të ndalur largimin e mjekëve, totalitare

Dollenberg: Strategjia e Shqipërisë për të ndalur largimin e mjekëve, totalitare

Aurora Dollenberg, presidente e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë theksoi se “është për të ardhur keq që një pjesë e të rinjve që diplomohen për Mjekësi i largohen Shqipërisë”, dhe shumica e tyre i bashkohet skemave të vendeve evropiane, shtoi ajo.

“Ajo që është positive, është fakti se një pjesë e mirë e tyre shprehin dëshirën e tyre që në një të ardhme të afërt të kthehen në Shqipëri. Por nga ana tjetër është një gjë e mirë pasi edhe në vendet e Evropës ka nevojë për mjekë shqip-folës.

Një përqindje e lartë e mjekëve shqiptarë janë në Zvicër dhe shumë prej tyre kanë shprehur dëshirën për të kontribuar”, u shpreh Dollenberg në Ora News.


Lidhur me ligjin e ri të qeverisë për të ngrirë shpërndarjen e diplomave të studentëve që diplomohen në Mjekësi, mund të quhet një masë parandaluese, por që nuk e frenon ikjen e atyre që duan të ikin.

“Por më keq akoma, do i nxisë të rinjtë që ta mallkojnë atë vend po vijoi me bllokimin e diplomave. Ajo që është për të ardhur keq është mënyra se si Shqipëria ka zgjedhur të reagojë për ndalimin e eksodit të mjekëve.

Pasi shembuj pozitivë ka plot në Evropë, si në Gjermani, në Itali, ku shteti ka nxitur forma dhe startegji ët ndryshme për të nxitur diplomimin në mjekësi. Shqipëria po ndjek rrugë totalitare për këtë fenomen ”, u shpreh Aurora Dollenberg.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori