Ka dalë numri i ri i revistës letrare të traditës “Jeta e re”, i fundit për këtë vit. Në këtë numër janë përkujtuar Fatos Arapi dhe Ragip Sylaj, dy shkrimtarë që u shuan në 2018.
Në njoftimin për këtë numër tregohet se ai fillon me një shënim biobibliografik për Arapin dhe vazhdon me shkrimin e poetit dhe të studiuesit Basri Çapriqi me titullin “Arapi-krijues origjinal i një rrethi të simboleve”, për të vazhduar me një cikël poetik përzgjedhur nga libra e tij me poezi. Ndërkaq, për Ragip Sylajn është shkrimi i Arben Veselajt me titullin “Murgu i një brezi letrar” dhe cikli poetik me titullin “Letër Ragip Sylajt në Sllapuzhan”.
Në rubrikën Ligjëratë, është një ligjëratë e T.S. Eliotit me titullin “Ç’është poezia minore”, mbajtur në 1944 në qytetin Svuensi, para Shoqatës së njerëzve të librave.
Rubrika e prozës nis me autorët tanë. Ardian Kyçyku vjen me prozën “Kafaz”, kurse Bajram Karabolli, prozatori dhe përkthyesi ndër më shquarit nga letërsia hispanoamerikane, me tregimet “Shpirtvrasësit” dhe “Emrat e mi”. Kurse Sali Bytyçi me “Njeriu që privatizojë pellazgët hyjnorë” dhe “Njeriu që iu kishte përmbysur bota”. Prej autorëve të huaj në këtë numër të revistës është Primo Levi me “Sistemi periodik” dhe “Arsenik” dhe Alix Epstein me një sërë tregimesh të shkurtra.
Rubrika e poezisë nis me një cikël poezish të poetit, kritikut dhe dramaturgut anglez Wyston Hugh Auden, për të vazhduar me poetin italian Sando Penna, me Allen Gisbergun, njërin ndër poetët më të rëndësishëm, më popullorë dhe më të përkthyer amerikanë të shekullit XX, pastaj me poetin, eseistin dhe kritikun tjetër italian Franko Fortinin dhe poetin shumë të njohur uruguaian Eduardo Goleano. Me nga një cikël poezish janë prezantuar edhe janë edhe disa nga autorët tanë, si: Musa Ramadani, Sali Bashota, Entela Tabaku, Ndue Ukaj dhe Fatmire Duraku.
Në rubrikën Dossier vjen shkrimtari, kritiku dhe filozofi amerikan William H. Gass. Ky autor është prezantuar me prozat “Citime nga kryetari Flober” dhe “Bletët në verë”, me intervistën me titullin “Aty ku qëllimi është përsosuria – dështimi është rregull”, për të përfunduar me një vështrim të autores H. L. Hix për romanin “Tuneli” me titullin “ Libër me plot metafora”.
Në rubrikën e kritikës janë prezantuar autorë tanë dhe të huaj. Rubrika nis me tekstin “Poetika, e kaluara dhe e ardhmja” e Tzvetan Todorovit, për vazhduar me “Kultura të ndryshme, kode të ndryshme” të Jurij Llotmanit, “Mirce Eliade” të Emil Cioranit. Nga autorët tanë kemi tekstet: “Drama e ritualit” i Agron Gashit, “Minimalizmi në letërsi’ i Meliza Krasniqit dhe “Lirika erotike e Azem Shkrelit” i Serafina Lajçit.
Përkthyesit që kontribuuan në këtë numër janë: Alket Çani, Belfjore Qose, Arben Idrizi, Meliza Krasniqi, Erion Karabolli, Kujtim Morina, Fadil Bajraj, Alfred Beka, Qerim Ondozi, Arta Hallaçi dhe Demë Topalli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Për Migjenin...

Prizreni ruan monedhat ilire

Pantomima

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Babai im gjeni, një fëmijë yll: Çmimi i famës dhe traumat e fëmijërisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës