Edicioni i 23-të i DokuFestit do të hapet sonte në Prizren. Sipas organizatorëve gjithçka është gati dhe të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë në programet e shumta me film, muzikë, ngjarje dhe biseda në të gjithë qytetin.
Tema e këtij viti është Rendi i ri (New Order): një reflektim dhe reagim ndaj strukturës komplekse të ngjarjeve globale që ndikojnë në jetën, të ardhmen dhe reagimet tona ndaj të papriturave.
Gjatë javës së kaluar Prizreni ka përvetësuar një ritëm të ri aktiviteti. Njerëzit kanë ardhur nga afër dhe larg, skenat po përgatiten, projeksionet po testohen dhe vullnetarët me bluza portokalli po rendin rrugëve. Kontrollet e zërimeve janë pjesë e rutinës së përditshme teksa presim fillimin e festivalit, shkruan DokuStories në DokuFest, përcjellë Telegrafi.
Edicioni i 23-të i Dokufestit do të eksplorojë temat e lirisë, rendit politik, historik dhe shoqëror përmes programeve të ndryshme, shfaqjeve speciale dhe veprave të kuruara me kujdes nga regjisorët dhe të gjithë ata që i janë dedikuar filmit dokumentar.
Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i DokuFest-it, thekson përpjekjen njëvjeçare për grumbullimin e një programi filmash me cilësi të lartë, paçka se është e vështirë të vendoset në fjalë puna e madhe e kryer për një hark kohor të gjatë.
“Edhe pas 23 vjetëve kam flutura në bark, pavarësisht se ka kaluar kohë emocioni është gjithmonë aty. Njëjtë sikurse flutura që është pjesë e simbolikës së DokuFest këtë vit. Ne presim njerëzit të vijnë të shohin filmat, të dëgjojnë muzikë, të vijnë në Prizren”.
Ai nënvizon avancimin e filmbërësve në kategorinë e filmave Kombëtarë dhe në kategoritë tjera.
“Këtë vit kemi programe cilësore, shumë cilësore në kategorinë e filmave Kombëtarë, kemi regjisorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, diaspora dhe mund të them, më në fund jemi bërë filmbërës. Është tjetër gjë të marrësh kamerën dhe të ndërtosh një film e tjetër gjë të jesh filmbërës dhe këtë vit mund ta themi jo vetëm për këtë kategori, por edhe për ata që janë në kategori të tjera. Këtë vit sa i përket programit, kemi dy programe një me në fokus Palestinën dhe tjetri me në fokus Ukrainën të realizuar nga regjisorë qoftë të diasporave të tyre, por edhe të atyre që kanë qenë dëshmitarë të ndodhive në vendet e tyre. Po ashtu duke u fokusuar në Palestinë, do të kemi një grup muzikantësh nga Palestina (47SOUL) që do të performojnë ditën e nesërme si dhe një ekspozitë me fotografi si pjesë e DokuPhotos në bashkëpunim me Docudays, të fotografit Mykhaylo Palinchak, ekspozitë të cilën vizitorët do të kenë mundësi ta shohin përgjatë festivalit”.
Sërish, në lidhje me programin, Drejtori Artistik i DokuFestit shprehet entuziast për cilësinë e dokumentarëve që do të paraqiten këtë vit, duke theksuar edhe rëndësinë e programeve të kuruara që nuk janë në garë, si programi Then is Now me nje përmbledhje dokumentarësh që na çojnë pas në kohë në vitin 1974 e deri më sot, duke na përballur me çfarë ka ndodhur me ne në harkun e 50 viteve, dhe thekson se ky program është kuruar nga Eric Haynes (Kurator i Lartë i Filmit në Museum of Moving Image në New York).
Linda Lulla Gashi, Drejtoresha Ekzekutive e DokuFestit, shpreh emocionet për fillimin e festivalit dhe prezanton disa lajme befasuese për kategorinë Kombëtare në garë. “Gjithçka është vendosur dhe njerëz nga 94 vende do të vijnë në Prizren gjatë tetë ditëve të festivalit. Me 103 filma në garë, audienca do të ketë mundësinë të shohë dokumentarë të shumtë nëpër shumë kinema në Prizren. Këtë vit, Qendra Kinematografike e Kosovës do t’i japë 2000 euro shtesë dokumentarit fitues dhe do të prezantojë çmimin për debutimin më të mirë në këtë kategori”.
Duke reflektuar mbi temën dhe historinë e festivalit, Eroll Bilibani, Drejtues i Dokulab, fton të gjithë pjesëmarrësit në DokuFest në Prizren të eksplorojnë mundësi të reja, të hapin biseda të reja dhe të kapërcejnë mosmarrëveshjet. “Siç sugjeron tema e këtij viti, New Order reflekton mbi ndryshimet e mëdha globale që ndodhin sot. Hapja i fton të gjithë të diskutojnë atë që ne zakonisht nuk trajtojmë, të shijojnë festivalin, të shikojnë dokumentarë dhe, më e rëndësishmja, të shoqërohen. Në epokën tonë dixhitale, ne nuk duhet të harrojmë atë që na bën njerëzor”.
Me kalimin e viteve, DokuFest e ka zgjeruar programin e tij për të përfshirë programe filmike të përpunuara dhe të mirëkuruara që trajtojnë çështje të së shkuarës dhe të tashmes që prekin çdo aspekt të jetës sot. Festivali jo vetëm që mirëpret audiencën në kinema, por edhe në biseda të shumta, ngjarje, sesione eksperimentale, ekspozita dhe, sigurisht, DokuNights.
Nita Deda, një nga kuratoret e programit muzikor të sivjetmë, jep një pasqyrë të asaj që do të ndodhë gjatë tetë ditëve:
“Këtë vit, programi Dokunights paraqet një format të ri me tre faza të ndryshme. Kuruar nga Leart Rama dhe unë, do të prezantojmë një sërë momentesh muzikore në pjesë të ndryshme të qytetit. Programi fillon më 2 gusht me muzikanten eksperimentale zvicerane Aïsha Devi në Kino Bahçe, e në ditën në vijim do të ndjekim nga një performancë nga grupi palestinez 47SOUL. Në ditët në vijim, Agona Shporta dhe Eljesa Beka do të debutojnë albumet e tyre, ndërsa muzikantë eksperimentalë si Aleksi Perälä dhe Actress do të kenë perfomanca të mirëmenduara për skenën në të cilën do të performojnë . Niksi dhe Tiran Wellemse do të prezantojnë një performancë specifike në kalanë e Prizrenit në skenën e kinemasë Sonar. Mbyllja e programit do të jetë Orkestra Shkodra, duke sjellë në skenë këngët tradicionale shkodrane”.
Me një program të përpunuar dhe të ngjeshur, DokuFest mbetet festivali më jetëgjatë i filmit në vend, duke mirëpritur një audiencë të larmishme nga e gjithë bota dhe duke krijuar mundësi për brezat e rinj dhe profesionistët për t’u lidhur, mbledhur dhe bashkëpunuar, shkruan DokuStories, përcjellë Telegrafi..
Hapja e ceremonisë do të jetë në Kino Lumbardhi me filmin ikonik të Stanley Kubrick
“Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hapet zyrtarisht në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/muzeu-i-nene-terezes-brenda-380x233.jpg)
Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hapet zyrtarisht në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
![Numërimi i votave të kandidatëve në Prizren, deri tani 28 kuti të përpunuara nga 236 sosh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/qnr-prizren-dnv-e1739552907856-380x233.jpg)
Numërimi i votave të kandidatëve në Prizren, deri tani 28 kuti të përpunuara nga 236 sosh
![Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e deponisë në Landovicë diskutohet pa pjesëmarrjen e qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vnm-zgjerimi-i-depos-landovice-dp-380x233.jpg)
Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e deponisë në Landovicë diskutohet pa pjesëmarrjen e qytetarëve
![“Është shumë e sjellshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-12-780x439.png)
“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë