LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Maqedonisë: Parandalohet kontrabandimi i dy tonëve mish derri i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve

Dogana e Maqedonisë: Parandalohet kontrabandimi i dy tonëve mish derri i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve

Një ekip mobil i Drejtorisë doganore këtë fundjavë ka parandaluar kontrabandimin e dy tonëve mish të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve. Siç informojnë nga Dogana, transportuesi, i cili është edhe pronar i mjetit transportues, nuk e ka deklaruar mishin me deklaratë doganore dhe nuk ka pasur certifikatë veterinare për të. Pas dorëzimit të kallëzimit penal është dhënë edhe aktgjykimi për veprën e kryer “kontrabandë mallrash”.

Përkatësisht, të shtunën në njësinë doganore Bogorodicë në hyrje të vendit është regjistruar një automjet mallrash me targa greke, për të cilin me dokument doganor janë regjistruar 28 pako me ujë, byrekë, sallata dhe speca.


“Për të kryer kontroll të detajuar automjeti është transferuar në një magazinë doganore publike, ku pas fillimit të kontrollit, transportuesi ka deklaruar se ekziston një tjetër produkt i padeklaruar, mish derri i ngrirë, vlera e të cilit, sipas dokumenteve të bashkangjitura shtesë është 11 mijë euro”.

“Rastin e kanë marrë inspektorët e Departamentit të Hetimeve në Departamentin e Kontrollit dhe Hetimeve, të cilët kanë dorëzuar kallëzim penal në Gjykatën Themelore Penale Gjevgjeli, ku është shqiptuar aktgjykimi për veprën penale “Kontrabandë””.

“Drejtoria Doganore, sipas prioriteteve të saj, në vazhdimësi zbaton veprime për suprimimin e të gjitha formave të kriminalitetit, duke u kujdesur për sigurinë e qytetarëve”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori