LAJMI I FUNDIT:

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin e shkallës së parë për presidentin e entitetit të Republikës Serbe (RS) të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, duke e dënuar atë me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare dhe politike.

Pas shpalljes së vendimit, Dodik iu drejtua qytetarëve duke thënë se më është e rëndësishme për të është ky tubim mbështetës, sesa vendimet e gjykatës.

“Duhet të jemi të lumtur. Tani njerëzit këtu do t’ju thonë pse ne nuk jemi fajtorë. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar, kam mësuar të përballoj gjëra më të vështira, është e rëndësishme për mua që jeni këtu”, tha shkurt ai.


Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe
Lexo po ashtu Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Kujtojmë se ky është një gjykim i shkallës së parë, i cili në këtë moment nuk është përfundimtar, dhe do të bëhet përfundimtar pasi mbrojtja dhe akuza të bëjnë apel dhe vendimi i përfundimtaret të merret nga këshilli i shkallës së dytë të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Vendimi i shkallës së dytë pritet të shpallet deri në fund të këtij viti, shkruan klix.ba.

Nëse edhe vendimi përfundimtar do të jetë si i shkallës së parë, kjo do të thotë se Dodik në gjashtë vitet e ardhshme nuk do të mund të ushtrojë asnjë detyrë zyrtare apo politike.

Sa i përket dënimit me burg, pasi është dënuar me një vit burg, ai do të mund ta shlyejë këtë dënim për një shumë prej rreth 36 mijë KM (18407 euro), sipas ligjit në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia

"Një incident sigurie" - zbulohen detaje rreth 'mbylljes për pak kohë' të bazës ushtarake amerikane në Itali

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori