LAJMI I FUNDIT:

Djemtë, shqiptarë e serbë, luajnë futboll, baballarët theren me thika

Djemtë, shqiptarë e serbë, luajnë futboll, baballarët theren me thika
Foto: Ilustrim

Djemtë po luanin futboll për dy ekipe të ndryshme, kundër njëri-tjetrit ndërsa baballarët e tyre, njëri shqiptar, Emini 51 vjeç dhe tjetri serb, Ivica, 48 vjeç kanë sulmuar njëri-tjetrin me thika.

Kjo ka ndodhur në Hamburg në muajin prill të këtij viti, ku dy djemtë luanin për ekipet e të rinjve të klubeve të tyre respektive, shkruan bild.de.

Sot, para trupit gjykues ka dalë shqiptari Emin R., i cili duhet të përgjigjet për tentativë vrasjeje dhe për plagosje të rëndë.

Kosovari, baba i dy fëmijëve, sipas prokurorisë e ka goditur kundërshtarin e tij serb nga pas në kokë, pastaj e ka shqelmuar dhe në fund e ka sulmuar edhe me thikë, transmton albinfo.ch.

Serbi i është nënshtruar një operacioni emergjent. Edhe djali i dytë i shqiptarit, një 14-vjeçar duket të jetë përfshirë.

Avokati i shqiptarit në fillim të procesit ka deklaruar se klienti i tij ishte viktima në këtë rast dhe se akuza është e njëanshme.

Ndërsa vetë i akuzuari ka thënë se “Ai më ka sharë në vazhdimësi nënën dhe motrën. Po ashtu më ka fyer mbi baza etnike. Pastaj ai mu hodh në qafë. Ai më goditi befasisht me grusht në shpatull. Ne po rriheshim si fëmijë. Unë e kam goditur dhe shqelmuar po ashtu”.

Por thika?

Emin R. thotë se kurrë nuk mban thikë me vete. “Mua nuk më duhet thika”, është shprehur ai.

Ndërsa i pyetur se mos djali i tij ka pasur thikë me vete, Emin R. nuk ka pranuar të flasë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori