Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Tyler dhe Jack Fletcher janë vëllezër binjakë për të cilët ende nuk kemi dëgjuar në botën e futbollit dhe interesante është se djemtë e legjendës së Manchester United luajnë për dy kombëtare të ndryshme.
Futbollisti legjendar i Manchester United, Darren Fletcher, i cili luajti për klubin nga Old Trafford për gati 14 vjet, u bë me Jack dhe Tyler në vitin 2007, binjakë që shkëlqejnë në kategoritë e të rinjve.
Dy futbollistët janë rritur dhe tashmë po trokasin në derën e futbollit senior.
Të dy luajnë për skuadrën e të rinjve të Manchester United dhe është vetëm çështje kohe kur ata të luajnë për ekipin e të parë në Old Trafford.
Por ajo që është interesante në këtë histori është se dy futbollistët luajnë për kombëtare të ndryshme dhe janë të dy kapitenë.
Sons of Man Utd legend Darren Fletcher, Jack and Tyler are smashing it right now. 👏
The twins both captained their respective national teams of their age group in this international break ❤️ pic.twitter.com/c9mo7E6Zrc
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) March 27, 2025
Darren Fletcher është skocez dhe ka luajtur për ekipin kombëtar të vendit të tij, por djemtë e tij kishin pikëpamje të ndryshme.
Tyler Fletcher vendosi të luante për Skocinë e babait, ndërsa Jack Fletcher ndryshoi vendimin e tij dhe ndërroi fanellën e Skocisë me Anglinë.
Vëllezërit binjakë vetëm pak ditë më parë zhvilluan ndeshjet e tyre për kombëtare të ndryshme dhe si kapiten drejtuan përkatësisht ekipet U-18 të Anglisë dhe Skocisë.
Për t’i bërë gjërat edhe më interesante, një vit e gjysmë më parë, dy futbollistë zhvilluan një ndeshje kundër njëri-tjetrit në një ndeshje mes Skocisë dhe Anglisë.
Ndërsa Tyler Fletcher (Skoci) është një mesfushor defensivë, vëllai i tij binjak Jack Fletcher (Angli) luan një rol më sulmues dhe është një mesfushor sulmues. Duke qenë se të dy kanë lindur në Mançester, kanë të drejtë të luajnë për Anglinë dhe do të shohim nëse kjo do të ndryshojë në të ardhmen dhe nëse do të luajnë së bashku për njërën nga këto dy kombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze

Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Bayern Munich dhe Thomas Mullerr do të ndahen pas 17 vitesh