Kombëtarja e Anglisë ka në përbërje shumë futbollistë të talentuar, por përzgjedhësi Gareth Southgate nuk mund t’i merrte të gjithë me vete në Euro 2024.

Jadon Sancho dhe Marcus Rashford ishin surprizat e listës paraprake, me anglezin që preferoi t’i linte jashtë.


Ndërkohë, në listën zyrtare prej 26 futbollistësh mungojnë edhe emra si Harry Maguire (i dëmtuar), James Maddison dhe Jack Grealish.

southgate 1

“Maddison dhe Grealish i kanë dhënë diçka ndryshe Anglisë, kështu që ishte shumë i vështirë vendimi për të mos i grumbulluar në Euro 2024".

"Të dy djemtë janë karaktere fantastike dhe shokë skuadre të shkëlqyer”, deklaroi 53-vjeçari. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app