LAJMI I FUNDIT:

Dje në Maqedoni janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë

Dje në Maqedoni janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

Nga MSH informojnë se gjithsej në vend janë aplikuar 1.306.042 doza të vaksinës, ndërsa 564.488 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 13.219 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 4.251 qytetarë. 53% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 29% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.


“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH./Telegrafi/