LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi pesëvjeçar, vjedh makinën

Djaloshi pesëvjeçar, vjedh makinën

Një djalosh pesëvjeçar nga Çekia ua ka vjedhur makinën prindërve të vet dhe e ka vozitur atë afro dy kilometra, para se të përplasej për një mur.

Miroslav Novak i kishte marrë çelësat e makinës së prindërve të tij në pikë të natës, është futur brenda, e ka ndezur atë, ka përshtatur ulësen sipas gjatësisë dhe është nisur të vozitet për qejf.

Ai ka arritur të vozis veturën afro dy kilometra rreth qytetit të tij të lindjes, Mimon, para se të përplasej në murin e përparmë të një shtëpie.

Ai është gjetur duke u fshehur pas një peme në parkun e afërm nga policia, që ishte thirrur nga prindërit e tij të brengosur kur u zgjuan dhe panë se si djali ashtu edhe makina nuk ishin në shtëpi.


Merret vesh se ai kishte vendosur dy jastëk në ulësen e vozitësit për të parë nga xhami i përparmë i makinës me marsh automatik.

Policia ka thënë se ai ishte tepër i ri për tu ndjekur penalisht.

Por zëdhënësja e policisë lokale, Ivana Balakova ka thënë: "Ne kemi kërkuar nga shërbimi social të hulumtojnë dhe të marrin vesh se si një djalosh pesëvjeçar di të vozis makinën".