Gazetarja Bojana Pavloviq nga Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit (KRIK) në Serbi, mbrëmë ka hasur në një problem kur rreth orës 10 një mashkull i panjohur i mori telefonin pasi e fotografoi djalin e presidentit serb Danilo Vuçiq në shoqërimin e Aleksandar Vidojeviq, huliganin e afërt me klanin mafioz Kavack, derisa dyshja po shikonin ndeshjen e derbit lokal në një kafiteri në Beograd.
E gjithë kjo ka ndodhur në prezencë të policëve që nuk reaguan fare, e pas një konfrontimi verbal, me miratimin e Vidojeviqit i është kthyer telefoni, transmeton Telegrafi.
KRIK ka kërkuar nga ministria e Brendshme në Serbi, të konfirmojë dhe shpjegoj se kush janë personat që shoqëronin të birin e presidentit serb që njëherit ia morën telefonin gazetares.
Gjithçka filloi kur një lexues i KRIK i dërgoi redaksisë një video të djalit të presidentit serb që ishte në shoqërimin e huliganit nga “Janjiçara”, duke bërë kështu që gazetarja menjëherë t’ia mësyjë kafiterisë ku gjendeshin ata – Piazza dei Fiori në qendër të Beogradit.
Atje Danilo Vuçiq ishin në shoqërimin e Aleksandar Vidojeviqit, i njohur si Aca Roshavi dhe të disa burrave tjerë që po shikonin derbin mes Zvezdës dhe Partizanit.
Ndryshe Vidojeviq është anëtar i klanit të tifo-grupit të Partizanit – “Janjiçari” dhe aktualisht po përballet me akuza për djegie të një klubi të natës. E sipas të dhënave të policisë serbe, ai njihet edhe si lider i klanit mafioz.
Gazetarja kishte arritur t’i fotografojë dhe derisa po largohej nga lokali, është ndalur nga tre persona që janë prezantuar si zyrtarë policorë. Ajo menjëherë u kishte treguar se është gazetare, por ata ia bën me dije se duhet të pret një patrullë të policisë.
Ata madje kishin kërkuar nga ajo që shlyej fotografitë, pasi sipas saj i kishin thënë se “mund të kenë probleme”. E policisë në ato momente iu bashkuan edhe dy persona tjerë që nuk dukeshin se janë policë, e as që ishin prezantuar si të tillë.
Kur kërkoi gazetarja t’i telefonojë redaktorit të saj përgjegjës, njëri prej personave qe e kishte ndalur ia kishte marrë telefonin nga duart, duke bërë që policët që ishin aty të mos reagojnë fare. E pas insistimit të saj se pse po ia marrin telefonin, ai është përgjigjur se është civil dhe se nuk është i obliguar t’i jap shpjegime.
Menjëherë ishte kyçur edhe Vidojeviq dhe Sreqkoviq, kurse policët u larguan pa gjurmë. Vidojeviq i kishte thënë personave të panjohur për gazetaren që t’ia kthejnë telefonin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania