LAJMI I FUNDIT:

Djali i presidentit të Serbisë i infektuar me coronavirus

Djali i presidentit të Serbisë i infektuar me coronavirus

Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, ka dalë pozitiv në testin për coronavirus.

Kjo është bërë e ditur përmes profilit zyrtar në Instagram të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell Telegrafi.


“… Danilo i im më tha se dorëzimi nuk është një opsion. Fëmija im i parë u infektua me coronavirus dhe tabloja e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do të fitosh. Babi të do, të gjithë të duam”, ka shkruar Vuçiq.

Ndryshe, presidenti serb nuk ishte paraqitur në një konferencë ditë më parë dhe në vend të tij ishte paraqitur ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali dhe presidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe, Marko Cadez.

"Nuk ndjehet mirë": Vuçiq do t'iu drejtohet serbëve në 48 orët e ardhshme
Lexo po ashtu "Nuk ndjehet mirë": Vuçiq do t'iu drejtohet serbëve në 48 orët e ardhshme

Ata në vend të Vuçiqit kishin treguar masat e fundit që do të marrin për të shpëtuar ekonominë në Serbi, e cila është goditur nga epidemia e coronavirusit.

Sipas medieve serbe, në fjalën e tij, Mali tha se masat duhej të ishin paraqitur nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, por se ai aktualisht nuk po ndihet mirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori