LAJMI I FUNDIT:

Djali i Adem Demaçit i bashkohet PDK-së

Djali i Adem Demaçit i bashkohet PDK-së

Shqiptari, djali i veprimtarit Adem Demaçi i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i PDK-së Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook.


Postimi i Veselit:

Adem Demaçi nuk u mposht asnjëherë. Ishte frymëzuesi më i madh për ne, brez pas brezi, në idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit. Bashkimin e shqiptarëve e kishte ideal jetësor, saqë edhe djalit ia kishte lënë emrin Shqiptar. Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit. Ne jemi krenarë që Shqiptar Demaçi, profesionist dhe personalitet shumë i respektuar, u bashkua me ne. /Telegrafi/