DJ Geek është larguar përfundimisht nga ekipi i Moneyz Music.

Përveç si partnerë, ai ka ndarë rrugët përfundimisht me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri.


Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Screenshot 1 106 Foto: Screenshot/Instagram

Ai thekson se së shpejti do të sjellë projekte të reja dhe se tashmë të gjitha mund t’i gjeni në kanalin e tij personal në YouTube.

Postimi i plotë i DJ Geek (pa ndërhyrje):

“Publik i dashur, ju faleminderit për këtë rrugëtim të paharrueshëm. Gjashtë vitet e fundit kanë qenë eksperiencë shumë e veçantë për mua. Ky ishte shou i fundit për mua në ekipin Moneyz, kështu që ju falënderoj përzemërsisht secilit anëtar të ekipit dhe ju uroj çdo të mirë përjetësisht. Shihemi shumë shpejt në projektet dhe performancat e mia të radhës. Është djali juaj, DJ Geek”. /Telegrafi/

Screenshot 2 79 Foto: Screenshot/Instagram