Diell, atmosferë dhe gjithçka tjetër mbretëroi të dielën në Prizren. Si 13 edicione më parë, edhe këtë vit u mbajt gara tradicionale e lëshimit me goma të traktorit në Lumbardhë.

Në fakt, gara më mirë e njohur edhe si Bunarfest ka vazhduar të sjellë atmosferë fantastike në kryeqytetin historik të shqiptarëve.


bunar 3

Pos garës, në plan të parë ishte edhe argëtimi për të gjithë të pranishmit që ishin në qytetin jugor të Kosovës.

Për këtë u përkujdes DJ i famshëm Marshall Jungle, si dhe moderatori i njohur i RTV Dukagjinit, Durim Xhema, të cilët krijuan atmosferë të këndshme për të gjithë të pranishmit në vendin e quajtur "KEY".

35479190 1779063702151007 1671468454034538496 n

Festivali tërhoqi vëmendjen e turistëve edhe të ushtarëve gjermanë të KFOR-it.

bunar 10

Theksojmë se ky ishte viti i 14-të që organizohet festivali dhe një ndër më të veçantit e masovikët në Prizren.

Ndryshe, fituesit u shpërblyen edhe me dhurata të ndryshme prej organizatorëve. /Telegrafi/

bunar 1

bunar 2

bunar 3 1

bunar 4

bunar 5

bunar 6

bunar 7

bunar 8

bunar 9

bunar 11

bunar 12

bunar 13