LAJMI I FUNDIT:

Dizajnuan fustanin e artistes Beyonce, stilistët nga Kosova Kujta dhe Meri tregojnë se si erdhën deri te bashkëpunimi me yllin botëror

Dizajnuan fustanin e artistes Beyonce, stilistët nga Kosova Kujta dhe Meri tregojnë se si erdhën deri te bashkëpunimi me yllin botëror
Beyonce me kreacion të stilistëve kosovarë Kujta dhe Meri (Foto: Beyonce/Instagram)

Stilistët kosovarë Kujta dhe Meri kanë prekur majat e suksesit ndërkombëtar, me dizajnimin më të fundit që i kanë bërë fustanit të asaj që njihet si diva botërore, këngëtares Beyonce.

Në një event mes yjesh në përvjetorin e 50-të të Diddyt, këngëtarja Beyonce u pa në krahët e burrit të saj, reperit Jay-Z, e veshur me një fustan të zi me hapje te këmba, dhe detaje zbukuruese te pjesa e kofshës.


Ky fustan ishte dizajnuar hiç më pak e as më shumë se nga dy stilistë me prejardhje nga Kosova, vend ky për të cilin Beyonce mund të mos ketë dëgjuar – por që prejardhja ka pak rëndësi kur në pyetje është talenti.

Beyonce me kreacion të stilistëve kosovarë Kujta dhe Meri (Foto: Beyonce/Instagram)

“Mbretëresha e muzikës, Beyonce u shfaq kryelartë me një një fustan pa rrip të plotë, qafë skulpturore dhe zbukurime te pjesa e gjoksit. Ishte një prezantim i bërë me porosi nga Kujta & Meri, dhe kjo është vetëm ajo që do të prisnim nga një superyll si Beyonce”, citoi e përditshmja britanike DailyMail, në një shkrim dedikuar dukje glamuroze të artistes.

Të lumtur nga ky sukses, dyshja në fjalë Kujta dhe Meri, në një bisedë për Telegrafin teguan se ende nuk po mund ta besojnë që puna e tyre ka shkuar në duart e një këngëtareje të rangut të lartë, siç është Beyonce.

“Thjeshtë po e përjetojmë një ëndërr që është bërë realitet, dhe nga frika se mos jemi në ëndërr dhe zgjohemi pastaj, nuk kemi fjetur fare 24 orë”, kanë thënë Kujta dhe Meri për Telegrafin.

Kujta dhe Meri – stilistët nga Kosova që dizajnuan fustan për artisten me famë botërore Beyonce

Tutje, ata e kanë përshkruar këtë sukses si një emocion që nuk do shumë fjalë, pasi nga gëzimi i madh edhe fjalët janë të mangëta për të përshkruar atë që ndjenë kur panë fustanin e tyre në trupin e divës.

“Emocion i pa përshkrushëm, që për herë të parë ky emocion na ka goditur në gjithë karrierën tonë. Kishin filluar nëpër botë shkrimet dhe postimet, ne ishim ende pa e kuptuar se çfarë po ndodhte me ne. Vajza jonë ishte e para që e kuptoi, meqenëse ajo dhe djali ynë kanë punuar shumë në këtë drejtim, pra ishte përjetim i rrallë, na u duk vetja si një shpirt i lirë që fluturon larg nga ankthet e përditshme. Aq më shumë kur bëhet fjalë për divën më të madhe në glob, Beyonce”, treguan Kujta dhe Meri.

Beyonce me kreacion të stilistëve kosovarë Kujta dhe Meri (Foto: Beyonce/Instagram)

Në vazhdimësinë e bisedës për Telegrafin, stilistët nga  Kosova gjithashtu bënë të ditur se si erdhi deri te vënia në kontakt me këngëtaren – gjë e cila mesa duket e ka zanafillën te kreacionet e tyre të mëparshme.

“Ishte artistja në fjalë, Beyonce që kishte parë veshjet tona në Hollywood tek personazhet tjera, meqenë edhe më parë kemi veshur personazhe të Hollywoodit, me krijime nga duart dhe shpirti ynë artistik i përkthyer në veshje. Dhe, më pas erdhi deri te kontakti nga dëshira e saj për të punuar diçka për të”, thanë Kujta dhe Meri për Telegrafin.

Por cili ishte koncepti i këtij fustani?

Beyonce me kreacion të stilistëve kosovarë Kujta dhe Meri (Foto: Beyonce/Instagram)

Në përfundimin e bisedës, Kujta dhe Meri treguan se domethënia e fustanit që Beyonce veshi ishte e thjeshtë – talenti i tyre i shkrirë në trupin e saj.

“Kemi punuar nga mëngjesi deri në mengjesin tjetër pa pushuar fare. Koncepti ishte arti që zhvillojmë ne dhe brenda saj Diva Beyonce”, kanë përfunduar stilistët nga Kosova.

Beyonce me kreacion të stilistëve kosovarë Kujta dhe Meri (Foto: Beyonce/Instagram)

Vet diva Beyonce publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqej e veshur me fustanin e zi të dizajnuar nga Kujta dhe Meri, që mesa duket është shndërruar në kreacionin e saj më të pëlqyer të momentit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Mami! Po më dhemb koka!

Mami! Po më dhemb koka!

Prindër dhe fëmijë
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë

Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë

Keshilla Modë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Si të kujdeseni për kërthizën e fëmijës së porsalindur: Çfarë është më e rëndësishme dhe cilat janë shenjat e para të infeksionit

Si të kujdeseni për kërthizën e fëmijës së porsalindur: Çfarë është më e rëndësishme dhe cilat janë shenjat e para të infeksionit

Këshilla për prindër
Si të përdorni në mënyrën e duhur serumet e fytyrës

Si të përdorni në mënyrën e duhur serumet e fytyrës

Këshilla Estetike
Kalo në kategori