LAJMI I FUNDIT:

Diva e famshme është 75 vjeçe dhe duket shkëlqyeshëm: Thotë që çdo gjë ia ka borxh një përbërësi të cilin e kemi në kuzhinë!

Diva e famshme është 75 vjeçe dhe duket shkëlqyeshëm: Thotë që çdo gjë ia ka borxh një përbërësi të cilin e kemi në kuzhinë!

Aktorja Goldie Hawn ende duket shkëlqyeshëm, edhe pse ka hyrë në decenien e tetë!

Aktorja e famshme ka pranuar që çdo ditë përdor vajin e kokosit në kurën e lëkurës dhe të flokëve, sepse fjala është për rutinën efikase dhe të thjeshtë.


Edhe e bija, gjithashtu aktore holivudiane Kate Hudson, ka thënë që adhuron vajin e kokosit, transmeton Telegrafi.

Vaji i kokosit ka një sërë avantazhesh – eliminon perfekt grimin, kuron buzët, por është fantastik edhe si losion për lëkurën e trupit.

Për shkak të sasisë së madhe të thartirave yndyrore, vaji i kokosit jep shumë lagështi dhe përmirëson barrierën e lëkurës, por njëherësh nxit krijimin e kolagjenit.

Ky vaj, rekomandohet posaçërisht për lëkurë të shëndetshme, sepse e ushqen dhe e kuron në mënyrë intensive.

View this post on Instagram

A post shared by Goldie Hawn (@goldiehawn)

Megjithatë, kini kujdes!

Meqenëse ky vaj është komedogjen, ata që kanë lëkurë me akne nuk do të duhej ta përdornin.

Gjithmonë zgjidhni vaj kokosi të parafinuar, organik në mënyrë që të jeni të sigurta që do të mbajë të gjithë përbërësit e dobishëm.

Ky vaj është zgjedhja e shkëlqyeshme për kurën e flokëve, posaçërisht nëse keni flokë të thatë.

Ai në qime do të krijojë diçka si një shtresë mbrojtëse e cila bën që flokët të jenë të lëmuara dhe të shkëlqyera. /Telegrafi/